Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Në rrugën Gjilan-Kllokot po punohet nga 22:00 në 05:00 për shkak të temperaturave të larta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se punimet në rrugën Gjilan-Kllokot po realizohen nga ora 22:00 deri në 05:00 për shkak të temperaturave të larta.

Ai këtë e njoftoi nëpërmjet një videoje në ‘Facebook’ të realizuar në mbrëmje, ku shihen duke inspektuar punimet ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bashkë me zëvendësin e tij, Hysen Durmishin, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në Rrugën Gjilan-Kllokot, kemi filluar të punojmë edhe në mbrëmje, nga ora 20:00 deri në mëngjes, në 05:00, për shkak të temperaturave të larta gjatë ditës e gjithashtu që të mos pengojmë qarkullimin e trafikut në këtë aks rrugor, të cilin kryesisht e frekuentojnë bashkatdhetarët nga mërgata. Ministri Liburn Aliu dhe zv.ministri Hysen Durmishi vizitojnë dhe falënderojnë.