Kryeministri në detyrë Albin kurti ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar këtë si një nga rritjet më të mëdha në dekadat e fundit.
Sipas tij, paga minimale ka mbetur e pandryshuar për më shumë se 10 vjet (130 dhe 170 euro, varësisht moshës), ndërsa gjatë qeverisjes aktuale është rritur disa herë: fillimisht në 250 euro, më pas në 350, pastaj 425 euro dhe së fundi në 500 euro.
Kurti theksoi se nga kjo rritje përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat dhe e quajti atë një hap drejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Postimi i Kurtit:
Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç).
Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Pra, për më shumë se një dekadë para qeverisjes tonë paga minimale ishte e ultë dhe e pandryshueshme. Ndërkaq për më pak se gjysëm dekade me ne, kemi trefishim të pagës minimale.
Rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Republikës sonë do ta përcjellim gjithnjë me shtim të mirëqenies për të gjithë.
Urime të gjithëve!
