Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurti pengesë për marrëveshjet”, Vuçiq provokon me deklaratën: Serbia e vendosur të mos e njohë Kosovën!

 
   

Gjatë një konference për mediat presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se është ai që po pengon avancimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Sipas tij, Kurti nuk dëshiron që të zbatojë asnjë marrëveshje të arritur deri më tani mes dy vendeve dhe të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët.

Mes të tjerash Vuçiç u shprehet i vendosur se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njohë dhe as do të pranojë ndonjë dokument që synon të detyrojë që të mbështesë anëtarësim e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Nuk ka asnjë bazë ligjore mbi të cilën ata mund të qëndrojnë në veri të Kosovës si forca të sigurisë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, policia rajonale përbëhet nga serbë dhe ata propozojnë drejtorin. Asnjë nga këto nuk ishte rasti. Pavarësisht persekutimit të popullsisë, numri i foshnjave të porsalindura do të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

Kurti nuk dëshiron të zbatojë asnjë marrëveshje. Serbia do të zbatojë gjithçka që tha, por do të presë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi bërë letërnjoftime, targa, gjithmonë jemi munduar të arrijmë një kompromis. Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Vuçiq.