Lajme

Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, por Serbia refuzoi ta nënshkruajë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk ka dështuar, duke theksuar se gjatë procesit janë arritur marrëveshje, por problemi kryesor, sipas tij, mbetet moszbatimi i tyre nga ana e Beogradit.

Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, Kurti tha se marrveshja nuk është e mirë por që ka bazë për tutje.

“Dialogu nuk ka vdekur. Ka pasur sukses, ka rezultuar me marrëveshje. Problemi është që marrëveshjen s’e nënshkruan Serbia e as nuk po e respekton. Serbia përditë po e shkel.

Unë e kam pranu marrëveshjen. Ajo nuk është e shkëlqyeshme, por është bazë e mirë për më tutje. Edhe duket që Beogradi ka besuar që unë do të them jo për marrëveshje, por unë kam thënë po, dhe kur e kanë pa ku janë ndodh, nuk kanë pranu me nënshkru”, tha Kurti.

Të Ngjashme