![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kurti-sukseset-e-policise-se-kosoves-per-rend-e-ligj-ne-komunat-veriore-jane-mahnitese_6480dda3d3307.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Kampin Belvedere në Mitrovicë.
Ai ka deklaruar se aty është njoftuar për aksionet e Policisë dhe ka shtuar se sukseset e tyre për kushtetueshmëri në katër komunat veriore, janë mahnitëse.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se mbështetja e Qeverisë për Policinë e Kosovës është e garantuar.
“Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra ‘Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
“Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar”, ka shkruar kryeministri Kurti.