![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/kurti-takoi-deputete-te-parlamentit-grek-teme-diskutimi-zhvillimet-e-fundit-ne-rajon_64b83758a4bcb.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputetë të Parlamentit të Greqisë, në kuadër të vizitës së tij në Kretë.
Ai ka thënë se kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
“Diskutim i shkëlqyer me Dora Bakoyannis dhe George Papandreou, gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë.
Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovë dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në KiE”, ka shkruar Kurti në Twitter.