Lajme

Kurti takon ministrin e jashtëm të Shqipërisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një takim ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Mediat janë lejuar të marrin pame por nuk do të ketë deklaratë për media.

Edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do ta pres në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha. Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë Hoxha është takuar edhe me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Të Ngjashme