Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas njoftimit të Zyrës për Komunikim Publik të Kryeministrisë, Prattipati e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri, transmeton “Bota sot”.
Kurti, nga ana e tij, e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Po ashtu, sipas njoftimit, pjesë e diskutimeve kanë qenë zhvillimet e fundit dhe aktualiteti politik në Kosovë.

Foto nga takimi

Foto nga takimi
