Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kusari-Lila akuzon KFOR-in: Nuk i mbrojti gazetarët e dhunuar në veri

 
   

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se është shqetësuese që ushtarët e KFOR-it nuk ndërhynë për të ndihmuar gazetarët e dhunuar në veri të Kosovës.

Ndërkaq, mbështeti deklaratat e gazetarëve se urdhri për sulm është dhënë nga deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç.

Ajo kritikoi KFOR-in për mungesë veprimi.

“Dje kemi parë një skenë që është me të vërtetë shumë brengosëse kur edhe ushtarët e KFOR-it, jo që nuk kanë ofruar ndihmë në largimin e protestuesve, por i kanë shtyrë gazetarët drejt protestuesve, drejt këtyre bandave serbe dhe tashmë duhet ngritur alarmi në nivelin me të lartë edhe politik me përfaqësuesit e shteteve, që ushtarët atje përfaqësojnë për të pyetur se cili është misioni i vërtetë për arsye se ne tashmë ballafaqohemi me një situatë në të cilën të gjithë flasin për një zgjidhje, për deeskalim, flasin palët, ndërsa është vetëm njëra palë që e krijon këtë eskalim të situatës,” , tha Kusari-Lila.

Kujtojmë që dje ekipe të gazetarëve u sulmuan në Leposaviq nga protestuesit serbë.

Nga këto sulme disa gazetarë morën edhe lëndime.