Lajme

Kusari zhvillon takime me zyrtarë portugezë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Portugali

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka zhvilluar dy takime me zyrtarë të lartë portugezë, në kuadër të vizitës së saj në Portugali, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime të ndara me Joao Rui Ferreira, Sekretar i Shtetit për Ekonominë, dhe Ana Casaca, drejtuese e Agjencisë Portugeze për Tregti dhe Investime.

Ajo ka njoftuar se, për shkak të stuhisë në Lisbonë, takimet janë zhvilluar online, ku është diskutuar për mundësitë e krijimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë këtyre takimeve, Kusari ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë në proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Postim i plotë:

Në kuadër të vizitës në Portugali, sot zhvillova dy takime të ndara me z.Joao Rui Ferreira, Sekretar i Shtetit për Ekonominë dhe znj.Ana Casaca, Drejtuese e Agjencisë Portugeze për Tregti dhe Investime. Për shkak të stuhisë në Lisbonë, takimet u zhvilluan online, për të diskutuar bashkë mundësitë e themelimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë në proceset e integrimit evropian të Kosovës dhe diskutuam për zgjerimin e partneritetit në tregti, investime, zhvillim industrial dhe promovim të eksporteve. Vëmendje të veçantë i kushtuam bashkëpunimit ndërmjet agjencive tona në këtë fushë, dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset e të dy vendeve.

Diskutuam gjithashtu mundësinë e një marrëveshje bilaterale ekonomike, organizimin e një Forumi të Biznesit Kosovë–Portugali në Prishtinë si dhe krijimin e një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, që do të lehtësonte lidhjet mes dy vendeve.

Nesër, rikthehemi me takimet gjatë punimeve të Web Summit, ku do të vazhdojmë me diskutime të drejtpërdrejta, me synimin që partneritetin e mirë politik dhe diplomatik ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë ta thellojmë edhe në rrafshin ekonomik

Të Ngjashme