Aktuale

Stuhia “Charles” / Erë e fortë dhe rrebeshe shiu përfshijnë Shqipërinë, ja zonat më të prekura të enjten dhe të premten

Stuhia atlantike “Charles” që ka përfshirë disa shtete do përfshijë edhe Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve e enjtja dhe e premtja pritet të jenë ditët më problematike.

“Stuhia Charles do përfshijë edhe Ballkanin. Më problematike përsa i përket Ballkanit do jenë stuhitë e erës. Reshje intesive në zonat veriore, veriperëndimore, por fokusi kryesisht është Veriu. E gjithë stuhia që do përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do jetë të enjten dhe të premten. Të enjten do jenë problematike stuhitë e erës dhe të premten shirat intensive, tha sinoptikania Lajda Porja.

Problem do të jetë fuqia e erës.

Për shkak të stuhisë veriu dhe veriperëndimi do të marin edhe sasinë më të madhe të reshjeve.

Për shkak të ​kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, autoriteti portual i Vlorës ka ndaluar ​lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë

Gjirit të Vlorës nga ora 16:00 e së enjtes deri mëngjesin e së dielës.

Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, autoriteti portual i Vlorës u ka kërkuar subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Të dielën i gjithë vendi pritet të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, por me ulje temperaturash.

Në zonat e thella malore do të kemi edhe reshje dëbore.

Të Ngjashme