Aktuale

Kush e spiunoi Ervin Metën?/ Gazetari: Si bashkëpunimi ndërkombëtar, u vë prangat edhe ‘peshqve të mëdhenj’ në arrati

Kapja e figurave të rëndësishme të botës së krimit, të cilët ndodhen në kërkim ndërkombëtar, ngre shpesh pikëpyetje mbi vështirësinë e operacioneve në vende me popullsi dhe sipërfaqe të madhe.

Rasti Ervin Matës, i kërkuari në Brazil, një vend me një popullsi dhjetëra herë më të madhe se Shqipëria, ilustron sfidat me të cilat përballen autoritetet.

Edhe pse inteligjenca braziliane mund ta ketë pasur nën vëzhgim një subjekt dhe të ketë ndjekur lëvizjet e tij nga një rajon në tjetrin, gjetja dhe arrestimi i tij mbetet një detyrë komplekse.

I ftuar në nje interviste televizive, gazetari Fatjon Gjinaj, u shpreh se sukseset në këto operacione nuk janë rastësi, por rezultat i një rrjeti të gjerë komunikimi dhe metodash të avancuara hetimore. Personat në kërkim shpesh tentojnë t’i shmangen drejtësisë duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’iu bërë “bisht” autoriteteve vendase. Megjithatë, kjo strategji nuk garanton imunitet afatgjatë.

” Janë kanale të ndryshme të komunikimit dhe të mënyrave të hetimit dhe gjurmimit të subjekteve.

Nuk është totalisht e thënë që një subjekt i kërkuar nga drejtësia, përmes disa dokumentave të falsifikuara, të mund t’i bëjë bisht autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Sot Shqipëria nuk është një vend i izoluar që po kalove kufirin nuk ka me kë të kontaktojë për t’u gjetur, por është e atashuar dhe bashkëpunuese sikurse është edhe e nxitur shpesh nga agjencitë e zbatimit të ligjit ndërkombëtare, sidomos Interpol, Europol dhe agjenci të tjera deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë pikërisht ndërthurja e këtyre elementëve që i mundëson autoriteteve shqiptare që arratia për subjekte të caktuara të mos jetë e përhershme, por të vijë një moment funksionimi i shtetit dhe i mekanizmave të tij për gjurmim dhe kapjen e personave në kërkim të funksionojë”, u shpreh Gjinaj.

Të Ngjashme