Lajme

Kush janë tre personat që shkelën ligjin zyrtar, duke mbajtur mbledhje të jashtëligjshme në zyrën e sekretares në SAP

Asambleja e Komunës së Prishtinës pak ditë më parë ka mbajtur një mbledhje ku ka futur papritmas në rend të ditës edhe zëvëndësimin e aksionarëve në stacionin e autobusëve, një nga ndërmarrjet e vetme që operon pa humbje në Prishtinë.

Aksionarët paraprak kanë kundërshtuar shkarkimin duke bërë ankesë zyrtare në MAPL me pretendime të qarta për shkeljen e ligjshmërisë dhe shkeljen e procedurave për shkarkim në asamble.

Pa e pritur afatin 30 ditor të përcaktuar më ligj, tre anëtarët e vetshpallur kanë uzurpuar zyrën e sekretares të stacionit të autobusëve, Bedrije Mjekut për të mbajtur një mbledhje të jashtëligjshme.

Image
Dokument

Të prirë nga Fiknete Bejta, Yll Bogaj dhe Driton Bardheci kanë mbyllur derën e sekretares Mjeku dhe kanë mbajtur shpejt e shpejt një mbledhje duke lënë në zyrën e pritjes të vetëm kryeshefin e ndërmarrjes i cili po priste ata në takim ashtu siç edhe ishte lajmëruar mbajtja e mbledhjes në zyrën e tij.

Të etur për vendime të shpejta e të jashtëligjshme, Bejta, Bogaj e Bardheci kanë thirrur po atë ditë edhe një mbledhje urgjente duke shkarkuar bordin e ndërmarrjes pa asnjë kompetencë ligjore.

Për rastin në fjalë ishte njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila po i priste te zyrja tre uzurpuesit e zyrës së sekretares.

Bordi i stacionit të autobusëve me përbërje Shaban Brahimaj (kryesues), Fadil Arifi, Elona Bajgora dhe Nora Cukaj-Rexhaj ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar shkeljet dhe sjelljet flagrante të ligjit nga personat e lartcekur.

Të Ngjashme