Media mëson se Beshir Hamza është personi që dyshohet për vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Sipas burimeve të sinjalit, pas një përleshjeje mes disa personave, viktima G. T. dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime fatale.
Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për rrahjen, ndërsa me të arritur në vendin e ngjarjes ka gjetur 46-vjeçarin të shtrirë në gjendje të rëndë. Ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash ka konstatuar vdekjen e tij.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i krimit dhe vazhdon të jetë në arrati.
Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Dragash, së bashku me njësitet rajonale, janë duke zhvilluar kërkime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, komandanti i Stacionit Policor në Dragash dhe Prokurori kujdestar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes janë në vazhdim.
