Aktuale

Ky është punëtori shqiptar që VDIQ sot në Greqi, u plagos në kokë pas shpërthimit të rafinerisë, në PRANGA tre drejtuesit e kompanisë

Është publikuar ditën e sotme fotoja e 50-vjeçarit shqiptar Dorian Hysa i cili pas dy ditësh në luftë më vdekjen, mesditën e kësaj të diele, dha frymën e fundit në spital. Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga Top Channel, ky është shqiptari Dorian Hysa, i cili vdiq sot pasi mori plagë të rënda në kokë, dy ditë pas shpërthimit të rafinerisë së “Motor Oil” në Greqi, ku ai punonte.

Shqiptari Dorian Hysa
Kujtojmë se para dy ditësh, nga ngjarja e rëndë vdiq dhe një tjetër punëtor shqiptar, 43-vjeçari Robert Cakaj, i cili la pas gruan dhe dy vogëlushët e tij.

Dy punonjësit me origjinë shqiptare u dërguan me urgjencë në Spitalin e Korinthit ku thuhet se mbërriti edhe një punëtor i tretë me probleme të lehta respiratore. Megjithatë, për shkak të gjendjes së tyre, u pa e nevojshme transportimi i menjëhershëm i tyre në Eleusis, ku dhe fatkeqësisht dhanë frymën e fundit.

Sakaq, është bërë me dije se Policia Helenike po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet kanë vënë në pranga tri drejtues të Motor Oil, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers.

Konkretisht, ata janë një kryepunëtor 36-vjeçar , një menaxher i Departamentit të Shëndetit dhe Sigurisë 50-vjeçar dhe një operator projekti 34-vjeçar. Këto arrestime të reja vijnë përveç arrestimit të kontraktorit të punishtes së jashtme, i cili po kryente punime brenda rafinerisë në kohën e aksidentit.

Të Ngjashme