Aktuale

Grupi Parlamentar i PS mbledhje të zgjeruar të mërkurën, zbardhet mesazhi për deputetët

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar.

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbardhur detaje nga mesazhi që u është dërguar deputetëve të PS.

Sipas mesazhit, mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave. Mbledhja vjen pak ditë pas miratimit në Kuvend të hartës se re territoriale.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.

Të Ngjashme