Një burrë ka mbetur i plagosur dhe në gjendje të rëndë është dërguar në urgjencën spitalore të Tiranës pasi u qëllua me thikë në një konflikt me një djalë të ri.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare të policisë së kryeqytetit.
I plagosuri është shtetasi E.L., 36 vjeç, banor i Tiranës.
NEWS Irani sulm me raketa mbi Tel Aviv! 5 të plagosur dhe shkatërrime të mëdhaPër këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi E. A., 19 vjeç.
“I riu dyshohet se, për motive të dobëta, në rrugën “Kastriotët”, Tiranë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin E. L., 36 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Ajo shtoi se po punohet për kapjen e 19-vjeçarit që u largua në drejtim të paditur. /noa.al
NEWS “Çmendet” moti/ Në këto qytete priten përmbytje: Kujdes, nga nesër …
