Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës, zbardhet akuza

Drejtoria Rajonale Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, H. S, i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”,.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila denoncoi ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike, si edhe kanosje të përsëritura.

Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontrolli i banesës së shtetasit, ku u sekuestruan tre telefona celularë me interes për hetimin.

See also  “Mercenarë të rekrutuar”/ Rama reagon pas protestës së PD: Degjenerim i pandalshëm, rrugaçët e lagjeve hedhin molotovëPas administrimit të provave dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, AMP bëri arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Top Channel

Të Ngjashme