Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje.
Nga votat e numëruara në 72 kutitë e para, ajo që kryeson është Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit me 34.18%.
Pas saj vjen PDK me 19.95%, ndërsa LDK e treta me 14.76%.
Ndërkohë, Lista Serbe numëron 9.83%.
Exit poll-et e disa televizioneve e nxjerrin LVV-në të parën me rreth 42% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
