Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Vlorës ku mësohet se dy shtetas kroatë të cilët po udhëtonin nga Korfuzi për në Dubrovnik kanë mbetur të lënduar pasi skafi me të cilin udhëtonin u dëmtua.
Paraprakisht bëhet me dije se skafi është kthyer përmbys për shkak të kushteve të këqija atmosferike, duke lënë të plagosur të dy kroatët.
Këta të fundit aktualisht mësohet se ndodhen të shtruar në spitalin e Vlorës duke marrë mjekimin e e nevojshëm mjekësor, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, priten që të dalin detaje të reja në vijm.
