Aktuale

LAJM I FUNDIT/ SPAK tjetër operacion në Tiranë, kontrolle në disa ambiente

Me urdhër të SPAK, një tjetër operacion po zhvillohet kundër mashtrimeve me Call Center. Burime bëjnë me dije se në aksionin që është ende në zhvillim e sipër, bashkë me agjentët e BKH-së, po asistojnë edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe po ushtrohen kontrolle në disa ambiente. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar.

Operacioni i SPAK vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit goditi një tjetër rrjet mashtrimi përmes Call Centerave, që u zhvatën evropianëve 50 mln euro. 10 persona ranë në pranga, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Vetë SPAK, në muajin janar, çoi në pranga 8 anëtarë të një grupi kriminal të mashtrimit me Call Center, të cilët aktivitetin e ushtronin në dy kulla luksoze në Tiranë.

Të Ngjashme