Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Kjo javë do të jetë e begatë, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të çdo shenje. Kemi një bashkim të rëndësishëm të Venusit dhe Mërkurit. Është një javë që kërkon të kanalizojmë zgjidhje në çështje që na janë dukur të vështira prej kohësh. Ndihma maksimale nga fati vjen deri të mërkurën, ndaj vendosni prioritetet në axhendë që në orët e para të javës. Për ata që nuk kanë çështje urgjente, fati do të shfaqet përmes surprizave të këndshme.
Dashi
Për shkak të ndikimit të Neptunit dhe Saturnit, çdo objektiv i rëndësishëm kërkon durim, maturi dhe fleksibilitet. Shmangni spontanitetin e tepërt. Për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë, priten lajme të papritura që sjellin gëzim. Rekomandohet të përfshini në axhendë aktivitete sociale dhe plane për pushime.
Demi
Me Marsin në shenjën tuaj, të lindurit në dhjetëditëshin e parë duhet të shmangin nxitjet ose informacionet e gabuara në punë. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë do të kenë zgjidhje të rëndësishme familjare dhe informacione me vlerë për karrierën dhe ekonominë. Mundohuni të mbani larg nervozizmin dhe të ndërtoni një rutinë me kontakte sociale.
Binjakët
Urani sjell ndryshime të planifikuara ose të papritura, sidomos për dhjetëditëshin e parë. Megjithëse ndryshimi mund të shkaktojë pasiguri, ai vjen për mirë duke hapur rrugë të reja. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë mund të kenë fat të papritur, si propozime të reja ose fitime. Për dhjetëditëshin e dytë, ritmi do të jetë më i ngadaltë, por i duhuri për t’u fokusuar.
Gaforrja
Bashkimi i trefishtë në shenjën tuaj sjell optimizëm dhe vetëbesim. Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë duhet të shfrytëzojnë intuitën për lëvizje të forta dhe investime, sidomos në pasuri të paluajtshme deri më 29 qershor. Dhjetëditëshi i parë do të ketë zgjerim social, ndërsa ata në qendër duhet të maten mirë para vendimeve për karrierën.
Luani
Marsi dikton një periudhë seleksionimi ose spastrimi në marrëdhënie dhe punë. Kini kujdes se kujt ia besoni sekretet apo idetë tuaja, pasi dikush mund t’i përdorë fjalët tuaja për kritika. Tregoni kujdes me entuziazmin e tepërt që mund t’ju bëjë të nxituar.
Virgjëresha
Pritet një javë produktive që përmirëson statusin dhe emrin tuaj. Bashkëpunimet e reja dhe kontaktet sociale mund të sjellin “perla” ose mundësi të arta. Mund të zgjidhen çështje që kanë mbetur pezull prej më shumë se një viti. Gjithashtu, parashikohet një periudhë shumë e mirë për dashurinë.
Peshorja
Kujdes i veçantë kërkohet ndaj propozimeve për punë që mund t’ju prishin axhendën e përditshme, sidomos për pesëditëshin e parë. Mos u nxitoni me përgjigjet; matni mirë kohën dhe përfitimet. Për dhjetëditëshin e tretë, ka gjasa për zgjerim familjar.
Akrepi
Ky është një moment i shkëlqyer për jetën personale dhe vendime për formimin ose kurorëzimin e familjes. Ekonomia duket e favorizuar që nga dita e sotme. Mos u ndikoni nga thashethemet e të tjerëve; ndiqni vetëm intuitën tuaj, e cila është në maksimumin e saj.
Shigjetari
Për të pasur sukses, kërkohet fokus maksimal dhe këmbëngulje në çdo hap. Shpërblimi do të jetë në raport të drejtë me energjinë që do të investoni. Java është e favorshme për të stabilizuar dhe formatuar jetën personale dhe sociale.
Bricjapi
Mund të ndjeni presion në punë dhe shtëpi, por në ambientet sociale do të jeni në qendër të vëmendjes dhe do të shkëlqeni. Për të përmirësuar humorin në familje, diskutoni për planet e verës dhe pushimet. Java do të jetë më e lehtësuar se ajo paraardhësja.
Ujori
Kjo mund të jetë java juaj më e mirë, me zgjidhje të rëndësishme në karrierë. Idetë tuaja do të pranohen dhe përqafohen lehtësisht nga të tjerët, duke ju bërë të ndiheni produktivë. Tri ditët e para janë ideale për të zgjidhur çështje të shtëpisë ose halle familjare.
Peshqit
Një moment fantastik për dashurinë dhe emocionet, sidomos për dhjetëditëshin e tretë. Megjithatë, kujdes me shpenzimet; entuziazmi mund t’ju shtyjë të harxhoni para për gjëra të panevojshme. Në punë po hyni në një rutinë më të qëndrueshme dhe stabël.
