Aktuale

LAJMI I FUNDIT/ Kërcet arma në vend, një i ri transportohet me urgjencë për në spital

Një konflikt mes disa personave është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Velipojë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, ata janë zënë me grushte, ndërkohë që njëri prej tyre ka qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.

Një person që është dhunuar është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet.

Të Ngjashme