Aktuale

LAJMI I FUNDIT! Tragjedi te “Rana e Hedhun”, dallgët “rrëmbejnë” 4 të rinj, 2 VIKTIMA, dy të tjerët në luftë me jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin te “Rana e Hedhun”, ku mësohet se dy të rinj kanë ndërruar jetë pasi janë mbytur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Bazuar në informacionet paraprake ngjarja është regjistruar në vijën bregdetare të zonës, ku thuhet se të rinjtë u morën nga dallga.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat ende janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Të Ngjashme