Publicisti Albatros Rexhaj është larguar nga studio e emisionit në Report TV pas një përplasjeje me ish-deputetin Lefter Maliqi.
Teksa u pyet se pse protestat e opozitës nuk frymëzojnë, Rexhaj tha se kur flasin Maliqi apo të tjerë, njerëzit ndërrojnë kanalin e TV.
Maliqi iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë se “kur njerëzit dëgjojnë duke folur dhëndrrin e Rilindjes vënë duart në kokë! Ky ka interesa personale me PS. Nipi i vjehrrit të tij është bërë drejtor OSTE-je nga Belinda Balluku. Ky bashkëjeton me një njeri që babain e ka nënkryetar bashkie”.
Pasi Maliqi i tha të vërtetat në sy, Rexhaj u gjend i gozhduar dhe nuk mundi të përgjigjej më duke u larguar nga studio.
