Aktuale

Lëndimi i protestuesit me shtetësi greke në Zvërnec ‘TËRBON’ Athinën/ Ministria e Jashtme QETËSON SITUATËN

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë në Zvërnec, ku u regjistrua një përplasje fizike mes një grupi protestuesish dhe punonjësve të një kompanie private sigurie të kontraktuar nga subjekti që po kryen punime në zonë.

Në një deklaratë zyrtare, ministria shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe theksoi se autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ligjore.

Reagimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për situatën e regjistruar dje në Zvërnec, ku ndodhi një përplasje fizike ndërmjet një grupi protestuesish dhe punonjësve të një shoqërie private sigurie të kontraktuar nga kompania që po kryen punime në zonë.

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestoi punonjësin e shoqërisë së sigurisë, përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj një protestuesi me shtetësi shqiptare dhe greke, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar penalisht. Njëkohësisht, është filluar një hetim disiplinor për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë institucionale përkatëse.

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut mbeten vlera themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje, autoritetet e të dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm, në nivele të ndryshme.

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Greqinë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, dialogun e hapur dhe vlerat e përbashkëta evropiane.

Të Ngjashme