Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ligji për Pagën Minimale, Presidenca tregon a e ka pranuar për dekretim

 
   

Ligji për Pagën Minimale nuk ka shkuar ende për dekretim në Presidencën e Kosovës.

Bekim Kupina këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, tha janë duke i shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat në përputhje me kompetencat kushtetuese.

“Ligji për Pagën Minimale nuk ka ardhur ende në Presidencë. Kuvendi i Republikës së Kosovës, zakonisht nuk i sjell ligjet në Presidencë pa kaluar 8 ditë, sepse ky është afati brenda të cilit 10 deputetë mund ta dërgojnë ligjin në Gjykatë Kushtetuese. Janë duke u shqyrtuar të gjitha shqetësimet dhe kërkesat, në përputhje me kompetencat kushtetuese e ligjore të Presidentes”, tha ai.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas takimit me presidenten Osmani thanë se do të shikojnë të gjitha rrugët ligjore që të parandalojnë hyrjen në fuqi të këtij ligji.