Aktuale

LINJA DURRËS-RROGOZHINË/ Hekurudha Shqiptare nis konsultimet për rehabilitimin dhe elektrifikimin

Hekurudha Shqiptare ka nisur konsultimet publike për rehabilitimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një projekt 33-kilometërsh pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian. Investimi synon modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e sigurisë, shpejtësisë dhe cilësisë së transportit hekurudhor.

Hekurudha Shqiptare ka njoftuar nisjen e konsultimit publik për projektin e rehabilitimit dhe elektrifikimit të linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një investim që synon modernizimin e një prej segmenteve më të rëndësishme të rrjetit hekurudhor në vend.

Procesi po zhvillohet në kuadër të përgatitjes së dokumentacionit mjedisor dhe social, ndërsa projekti prek territorin e bashkive Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë.

See also  Edi Rama në prag të largimit? Përgjimet që do të dalin në janar nxjerrin “lakuriq” kryeministrin me familjarët e tij …Sipas dokumentacionit të publikuar, projekti parashikon rindërtimin, modernizimin dhe elektrifikimin e rreth 33 kilometrave linjë hekurudhore, nga Shkozeti deri në stacionin e Rrogozhinës.

Ndërhyrjet do të përfshijnë zëvendësimin e shinave dhe traversave, rehabilitimin e urave, përmirësimin e sistemit të drenazhimit, zgjerimin e tunelit të Rrogozhinës, si dhe instalimin e sistemeve të reja të sinjalizimit dhe telekomunikacionit.

Projekti parashikon gjithashtu mbylljen e kalimeve informale, ndërtimin e nënkalimeve dhe mbikalimeve në zonat me fluks të lartë, si dhe elektrifikimin e plotë të linjës.

Kjo do të mundësojë qarkullimin e trenave elektrikë dhe rritjen e shpejtësisë, sigurisë dhe cilësisë së transportit të pasagjerëve dhe mallrave.

See also  Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tijKy investim është pjesë e Korridorit VIII Pan-Europian dhe financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkimi Europian, me synimin për të integruar rrjetin hekurudhor shqiptar me Rrjetin Trans-Europian të Transportit.

Linja hekurudhore Durrës–Rrogozhinë u ndërtua në periudhën 1947–1950 dhe konsiderohet një nga segmentet më të vjetra të rrjetit hekurudhor shqiptar, i cili prej dekadash ka vuajtur nga mungesa e investimeve dhe mirëmbajtjes.

Të Ngjashme