![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/lista-serbe-protestuesve-mos-i-rrezikoni-ushtaret-e-kfor-it_647665f1683f4.jpeg?resize=850%2C531&ssl=1)
Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve në Zveçan dhe në veri që të mos e rrezikojnë jetën e ushtarëve të misionit të NATO-së, KFOR.
Kjo deklaratë vjen pasi pjesëtarë të Listës Serbe kanë shkuar afër objektit të Komunës së Zveçanit pas raportimeve në media për një mjet shpërthyes ndaj ushtarëve të KFOR-it.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe në një bisedë me përfaqësuesit e KFOR-it në terren kanë marrë vesh se me shumë mundësi ishte një fishekzjarr”.
“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, sepse kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të qytetarëve serbë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.