Lajme

LIVE: Kurti: Do të kemi një miliard euro investime në ushtri; jemi të interesuar për gazifikimin e qymyrit të Kosovës

06.06.2026 – 23:04

Kurti: Sistemi dual do të krijojë shumë rroga të mira në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, po shpalos në RTK programin dhe ofertën e tij për zgjedhjet e 7 qershorit.

Gjatë intervistës, ai po prezanton zotimet dhe prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke u ndalur te ekonomia, investimet, energjia dhe zhvillimi i vendit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se largimi i të rinjve është një kulturë shoqërore që duhet ndryshuar.

Ai u shpreh optimist se sistemi dual i arsimit dhe punësimit do të krijojë shumë vende pune dhe rroga të mira në Kosovë.

“Unë jam shumë optimist se sistemi dual do të krijojë shumë rroga të mira në Kosovë, p.sh. në Ferizaj një saldues paguhet 2500 euro në muaj”, tha ai.

06.06.2026 – 22:58

Kurti: Ka rënie të kontrabandës dhe kriminalitetit

 Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, po shpalos në RTK programin dhe ofertën e tij për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjatë intervistës, ai po prezanton zotimet dhe prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme, duke u ndalur te ekonomia, investimet, energjia dhe zhvillimi i vendit.

Kurti: Ka rënie të kontrabandës dhe kriminalitetit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij është shënuar rënie e kontrabandës dhe kriminalitetit, duke theksuar se institucionet e rendit dhe sigurisë kanë arritur rezultate të rëndësishme në luftimin e aktiviteteve të paligjshme në vend.

Kurti: Mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se përveç shtimit të kogjenerimit, dhe njëkohësisht shtimit të energjisë prej burimeve të të ripërtëritshme, do të jetë edhe mandati i Byrosë për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe i vetingut në prokurori edhe në gjyqësor.

“Dua që mandati i ardhshëm të mbahet mend edhe kur është kthyer në vendlindje numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë. Pra kemi shumë projekte përpara vetes, përfshirë autostradën e Dukagjinit, përfundimin e asaj me Gjilanin, autostradën e re, Duhël, shtimi Banullë, pastaj gjithashtu edhe këto rrugë, të cilat janë duke u ndërtuar, do të përmbyllen”, tha Kurti.

Duke shtuar se gjatë mandatit ka shtruar mbi 800 km rrugë, prej të cilave rreth 900 km prej edhe shtesë 900 km janë me ndërtim e sipër.

“Shumica dërmuese e tyre afër përfundimit. E prej këtyre mbi 800 km në rrugë, për shembull, rreth 100 km janë në rajonin e Prizrenit, dhe rreth 100 km janë në veri të Kosovës. Infrastruktura për ne, përveç asfalt edhe energji edhe hekurudha, është edhe ujësjellës-kanalizim. Një ndër sfidat kryesore që do ta kemi në mandatin e ardhshëm janë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit anë e mbanë Kosovës, por gjithashtu edhe impiantet për ujërat e zeza, për përpunimin e ujërat e zeza. Aty ku ka një fshat të madh ose disa fshatra të vegjël, do t’ua bëjmë një impiant të vogël. Deponitë ilegale të mbeturinave i mbyllim, dhe pastrimi i lumenjve do të jetë prioritet, në veçanti rregullimi i brigjeve dhe i shtretërve të lumenjve”, tha Kurti.

Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Banka Zhvillimore do të themelohet shumë shpejt, duke e cilësuar atë si një mekanizëm të rëndësishëm për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe financimin e projekteve strategjike në vend.

06.06.2026 – 22:50

Kurti: Jemi të interesuar për gazifikimin e qymyrit të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se janë shumë të interesuar për përfshirjen e ekspertizës amerikane në sektorin energjetik, duke theksuar se mbështesin gazifikimin e qymyrit të Kosovës.

Kurti zotohet se do të ketë 1 miliard euro investime kapitale

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se do të ketë 1 miliard euro investime kapitale.

06.06.2026 – 22:39

Kurti zotohet se do të ketë 1 miliard euro investime kapitale

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se do të ketë 1 miliard euro investime kapitale.

06.06.2026 – 22:38

Kurti: Pres që të rritet numri i mërgimtarëve të kthyer në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se pret që të rritet numri i mërgimtarëve të kthyer në Kosovë.

Kurti: “Pika” nënkupton përmbylljen e një periudhe të gjatë dhe hapjen e një kapitulli të ri

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se slogani “Pika” simbolizon përmbylljen e një periudhe dhe fillimin e një kapitulli të ri.

06.06.2026 – 22:30

Kurti: Do të kemi një miliard euro investime në ushtri

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në mandatin e ardhshëm do të ketë një miliard euro investime në ushtri.

Kurti: “Pika” nënkupton përmbylljen e një periudhe të gjatë dhe hapjen e një kapitulli të ri

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se slogani “Pika” simbolizon përmbylljen e një periudhe dhe fillimin e një kapitulli të ri.

Në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, Kurti deklaroi se “nëse dikur kishim shtet për disa, tash për krejt”.

“Pika do të duhej ta përmbyllë një periudhë të gjatë dhe ndodhët në kontrast me presjen”, tha ai, duke iu referuar numrit të madh të proceseve zgjedhore të mbajtura kohët e fundit.

Sipas Kurtit, gjatë një viti e gjysmë janë mbajtur pesë palë zgjedhje, përfshirë tri zgjedhje parlamentare dhe dy raunde të zgjedhjeve lokale.

“Pesë palë zgjedhje, nga të cilat tri palë zgjedhje kishin fushatë katër javore”, u shpreh ai.

Kurti foli edhe për pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor, duke theksuar se votimi i bashkatdhetarëve tashmë kishte nisur.

“Deri mbrëmë në mesnatë bashkatdhetarët tanë kanë votuar me postë dhe sot ka pasur radhë të gjata duke pritur në ambasada dhe konsullata”, tha Kurti.

Ai shtoi se slogani “krejt për shtet, shtet për krejt” lidhet me të gjithë qytetarët e vendit. “Mbase janë më shumë se 1.6 milionë arsye kur po them ‘krejt për shtet, shtet për krejt’, sepse aq jemi rezidentë”, deklaroi Kurti.

Duke folur për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, ai tha se “kemi edhe qindra mijëra bashkatdhetarë të cilët janë qytetarë të Republikës, mirëpo megjithatë nuk janë banorë këtu, meqenëse janë me punë të përkohshme që u është zgjatur ca jashtë atdheut”.

Të Ngjashme