Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të dalin të votojnë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka shkruar. “Ju që deri më tani nuk keni votuar, dilni e votoni, me dhjetë minuta i përcaktoni vendimmarrësit e mandatit katërvjeçar”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të komunës së Drenasit,
Edhe gati tri orë na ndajnë nga verdikti për institucionet qendrore.
Ju që deri më tani nuk keni votuar, dilni e votoni, me dhjetë minuta i përcaktoni vendimmarrësit e mandatit katërvjeçar.
Dil e voto, dil e mos prit!
