Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Luana Vjollca “shfaqet” LIVE në Dancing with the Stars, si reagoi Bora Zemani (VIDEO)

Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari ka thënë: Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare.

Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur live nga telefoni këngën e Luana Vjollcës Benzina duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët.

Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare. Rikujtojmë se Luana u largua nga Top Channel pas 15 vitesh duke u bashkuar televizionit Klan me programet Zemër Luana dhe Love Island Albania.