Lajme

​Rrugë e hekurudha drejt Evropës, projektet që synojnë ta lidhin Kosovën me tregjet ndërkombëtare

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, lidhja e Kosovës me tregjet ndërkombëtare dhe avancimi i korridoreve rajonale të transportit ishin ndër temat kryesore të panelit për transportin, të mbajtur në kuadër të Samitit të Ballkanit.

Në panelin “Lëvizja e korridorit: Rrugët, hekurudhat dhe urat drejt Evropës”, përfaqësues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) diskutuan për rëndësinë e projekteve infrastrukturore në zhvillimin ekonomik, lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, si dhe rritjen e investimeve të huaja.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, tha se transporti ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, veçanërisht kur infrastruktura është e integruar me shtetet e rajonit.

Morina theksoi se ministria është e përqendruar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, duke veçuar lidhjen e Kosovës me korridoret evropiane dhe ato të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, hekurudha Durrës-Prishtinë ka prioritet të veçantë, pasi do t’i mundësonte Kosovës lidhje më të mirë me tregjet ndërkombëtare.

Morina: Prioritetet kryesore mbetet infrastruktura mes korridorit që lidhë Kosovën me shtetet evropiane dhe të Ballkanit Perëndimorë

“Roli i transportit është shumë i tëndësisëhm për zhvillimin e vendit. Transporti ka një rëndësi të veccantë sidomos kur ka mundesi të jetë i integruar në të gjitha vendet. Në përgjithësi transporti ka një tol të veccantë në zhvillimin ekonomik. Ne si ministri jemi të fokusuar në du linja, hekurudhot dhe rrugor. Sidomos në këto ojesë që ne kemi filluar. Prioritetet kryesore tek ne është infrastuktura mrs korridorit të Kosovës qe lidh kosovën me shtetet ecropiane dhe të ballkanit perëndimorë. Pjesë tjetër janë autostradat qe jemi duke i ndërtuar, kisova ka pasur shume zhvillime te infrastukrutës lidhur me korridoret të ato të bashkimit evropian.. ajo që është me rëndësi është hekurudha durres-prishtinë e cila ka një prioritet të veccantë, në këtë mënyrë kosova mund t ëlidhet në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Transportit e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën, duke theksuar rëndësinë e lehtësimit të kalimeve kufitare dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Duke folur për zhvillimin e Korridorit 8, ajo bëri të ditur se janë shënuar përparime në disa segmente, ndërsa përmendi edhe fillimin e punimeve në Kërçovë, në një projekt me vlerë prej 130 milionë eurosh, të mbështetur nga institucionet financiare evropiane.

Shaqiri: Me Kosovën në këto dy vite qeverisje kemi pasur një bashkëpunim te shkëlqyer

“Me Kosovën në këto dy vite qeverisje kemi pasur një bashkëpunim te shkëlqyer. Duke lehtësuar kalimet ndërkufitare duke vazhduar tutje me projekte infrastrukturore Shkup-Bllacë – Tetovë – Prizren. Gërshetimi i dy korridoreve tetë dhe dhjetë janë shumë të rëndësishme dhe kemi vere ccmos që ta shtyejmë para. Kur flasim për prohekte infrastrukturore nuk flasim vetëm për rrugë, por për një afëri, një bashkim e diguri që na lidhë më shumë dhe forcon dhe rritë investimet e huaja. Duke filluar nga korridori terë kemi bërë progres shumë të madh. Të fjithë shtetet që janë ojesë e këtij korridori kanë treguar gatishmëri. Korridori tetë po ecen shumë mire duke filluar nga tetova, 13 km veccse janë shtuar, phesa e dytë gostivar. Para disa ditësh filluam punimet në kërccovë 130 milionë euro si pjesë e korridotirt, që mbështetet nga banka evropiane dhe keni bjë grant nga fondi evropian për ballkanin perëndimore. Ne kemi arritur që të lëshohmë në përdorim diku rreth 40km dhe në 2027 ta ëlshohmë në përdorim të gjithë këtë autostradë. Lidhja me shqipërinë di bëhet. Me pjesën në bullgari kemi një komunikim shumë të mirë, jemi takuar disa herë ku kemi biseduar dhe kërkuar ndihmë nga institucionet financiare të unionit evropian”, tha ajo.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Transportit në BERZH për Kosovë, Bardh Kukaj, veçoi tri projekte me rëndësi për zhvillimin e infrastrukturës rajonale, përfshirë një projekt ndërkombëtar të transportit, autostradën që do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Durrësit dhe Banullit, si dhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Kukaj tha se projekti i autostradës është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të mënyrës se si lidhen aktualisht autostradat R6 dhe R7, pasi qarkullimi përmes periferisë së Prishtinës rrit kostot e transportit dhe kohën e udhëtimit.

Kukaj: Janë tri projekte që do të doja t’i veçoja

“Janë tri projekte që do të doja t’i veçoja. I pari është një projekt që e shohim si ndërkombëtar, i cili ndërlidh Kaukazin Jugor, përmes Maqedonisë së Veriut, deri në Kosovën veriore dhe Serbi. Ky është një proces i rëndësishëm për Kosovën, pasi vendi ynë nuk ka nevojë të zhvillojë një sistem të ri që tashmë ekziston. Shpresojmë që në të ardhmen e afërt të shohim shumë projekte dhe përparim të madh në këtë drejtim. Ky projekt është i rëndësishëm për ne, pasi kemi investuar shumë kohë dhe para në të. Projekti i dytë, për të cilin jemi duke u përgatitur aktualisht, ka të bëjë me infrastrukturën rrugore. Së fundmi kemi marrë miratimin nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, dhe kemi filluar asistencën teknike për përgatitjen e projektit. Bëhet fjalë për autostradën, një projekt i rëndësishëm për Kosovën, duke pasur parasysh se kryqëzimi ndërmjet dy autostradave ekzistuese, R6 dhe R7, ndodhet në periferi të Prishtinës. Nëse vini nga Maqedonia e Veriut, duhet të kaloni përmes Prishtinës për t’u kyçur në autostradën që të çon drejt Shqipërisë. Kjo rrit kostot e transportit të mallrave dhe tregtisë, si dhe kohën e udhëtimit për pasagjerët. Gjithashtu, e shton ngarkesën në trafik në Prishtinë, ku kolonat dhe bllokimet e trafikut janë tashmë të dukshme dhe pritet të vazhdojnë. Ky është fokusi kryesor për Kosovën dhe rajonin, pasi projekti do të shkurtonte kohën e udhëtimit si për transportin e mallrave, ashtu edhe për pasagjerët. Autostrada do të niste nga Durrësi deri në Banull dhe do të lehtësonte lëvizjen e mallrave dhe pasagjerëve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Dua të theksoj se kjo autostradë e tretë do të jetë më e gjata dhe aktualisht vlerësohet të kushtojë rreth 400 milionë euro. Projekti i tretë që do të doja të veçoja është hekurudha Durrës–Prishtinë. Aktualisht është përgatitur një studim fizibiliteti për të, por realizimi i këtij projekti parashihet në një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë. Ky projekt do kushtojë 1.8 miliardë euro”, tha ai.

Të Ngjashme