![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/lushtaku-e-ftoi-qe-ti-bashkohet-pdk-se-berisha-ka-nje-pergjigje-per-te_64b7b02b95270.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, e ka ftuar dje avokatin Besnik Berisha që t’i bashkohet PDK-së, meqë sipas Lushtakut me një qasje të tillë ai s’është për LDK.
Ftesën e tij e ka komentuar sot në konferencën për media Berisha. Ai tha se partia e tij do të mbetet LDK-ja.
“Partia ime është LDK-ja. Unë jam LDK. Jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Partia mbetet LDK-ja, profesioni im mbetet avokati“, tha Berisha.
“S’je për LDK”, Sami Lushtaku i bën ftesë avokatit Besnik Berisha që t’i bashkohet PDK-së