“U hap pothuajse gjysma e kokës, nga veshi në vesh për të hequr tumorin”
Brixhida Muça ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku rrëfeu kalvarin e sfidave me djalin e saj të sëmurë. Ky i fundit u konstatua se ishte me autizëm dhe më vonë doktorët zbuluan se kishte një tumor të madh në kokë, por ajo si nënë nuk u dorëzua asnjëherë.Nëna e djalit tregoi për shumë operacione në të cilat është nënshtruar vazhdimisht i biri, i cili përveç të folurit nisi të humbiste edhe shikimin në një moment.
“Ai shikonte me sytë e mi, shikonte shpresë, sikur më pyeste. Dhe unë i them ‘mama ngriji duart lart dhe thuaj o Zot’. E për çudinë e të gjithëve ai tha ‘Zot’ dhe ai s’kishte folur asnjëherë. Mjekët e dëgjuan dhe për një fëmijë që nuk dëgjon e nuk flet të thotë këtë fjalë, të kërkojë ndihmë në këtë pikë… Mes dhimbjesh e lëshova për në sallë. Zgjati shumë operacioni për vendosjen e një tubi. Falë Zotit i doli me sukses, por doktori tha që tumorin duhet ta heqim sepse është shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosëm me bashkëshortin që pas 1 jave të bëhej operacioni i madh. U hap pothuajse gjysma e kokës, nga veshi në vesh për të hequr tumorin”, tregoi ndër të tjera ajo.
Brixhida iu bëri thirrje të gjitha nënave të mos dorëzohen, t’ju qëndrojnë pranë fëmijëve edhe nëse ata bëhen të dhunshëm e agresiv, njëjtë siç vazhdon të luftojë ajo për djalin e saj.