Aktuale

Mbajti peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, 39-vjeçari sfidon edhe policinë gjatë ndërhyrjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi dyshohet se mbajti me forcë në banesën e tij vëllanë dhe një shok të këtij të fundit, duke i kanosur.

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Në momentin e mbërritjes së efektivëve, 39-vjeçari dyshohet se hodhi sende të ndryshme nga dritarja e banesës dhe refuzoi t’u bindej urdhrave të punonjësve të Policisë për të dalë nga banesa.

See also  Vranësira, dhe reshje shiu me intensitet të ulët/ Parashikimi i motit për sotPas ndërhyrjes së forcave të rendit, ai u vu në pranga.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Të Ngjashme