Aktuale

mbasadori i ri i SHBA shmangu takimin me Berishën, reagon kryebashkiaku socialist

Pjerin Ndreu ka ironizuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryebashkiaku i Lezhës i kujton liderit demokrat ardhjen e ambasadorit të ri të ShBA-ve, Eric Wendt, i cili nuk e ftoi as në pritjen e madhe të zhvilluar në zonën e Ish-Bllokut, por që ende nuk e ka takuar.

Ndreu e ironizon duke i kujtuar udhëtimin e para disa ditëve në Amerikë, ku u tha që është hequr “Non Grata”. “La Civita e la jetim prapë”, thotë Ndreu ndër të tjera duke kujtuar ish këshilltarin e Trump që Berisha e solli vjet në Shqipëri për t’i udhëhequr fushatën zgjedhore.

“Ore a iku i ripërtërirë ky Saliu në Amerikë, çka ka ky Ambasadori i ri i USA që nuk e takon?! Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobim dhe i lanë njollën e përjetshme. Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë!

Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miope sa skenari i një komedie do gajaste dynjanë dhe do bënte bujë ndërkombëtare! “, shkruan kryebashkiaku socialist i Lezhës në facebook-un e vet.

Të Ngjashme