Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbetën të bllokuar nga moti i keq në Përmet, policia shqiptare ndihmon 23 turistë

23 turistë janë shpëtuar nga autoritetet e emergjencës në Shqipëri pasi mbetën të bllokuar në zonat e ujërave termalë të Bënjës në Përmet.

Moti i keq u ka krijuar vështirësi për të lëvizur turistëve, që më pas gjatë mesnatës kanë kërkuar ndihmën e uniformave blu. Turistët gjermanë, polakë dhe francezë, u nxorën nga zonat ku mbetën të bllokuar, të cilat po i eksploronin në këmbë dhe me automjete.

Në vendin e quajtur “Banjat e Bënjës” rruga ishte prishur si pasojë e daljes së lumit nga shtrati, nga moti i keq.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e shiut, mjetet e tyre u nxorën këtë mesditë nga autoritetet./TCH