Shtetasit e Kosovës të nacionalitetit serb janë mbledhur në Graçanicë.
Kjo për të kundërshtuar arrestimet e së martës.
Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar pesë persona të nacionalitetit serb, por shtetas të Kosovës, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Prokuroria njoftoi se janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme që dyshohet se i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme që cenojnë procesin zgjedhor.
