Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në Janinë, pasi është kapur duke transportuar një sasi të madhe kanabisi. Ndaj tij u ngrit një padi për trafik droge , drejtim të rrezikshëm të mjetit, falsifikim dhe shkelje të ligjit në lidhje me të huajt.
Konkretisht, oficerët e policisë gjetën një makinë private në një zonë të Janinës, të drejtuar nga i huaji, e cila mbante targa të huaja, dhe u përpoqën ta kontrollonin atë.
Shoferi, për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, nuk iu bind sinjaleve të policisë dhe përshpejtoi, ndërkohë që kryente manovra të rrezikshme, duke drejtuar disa herë në sensin e kundërt të trafikut.
Policia, pasi ndoqi makinën, arriti ta ndalonte atë pak kohë më vonë dhe arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestruan 28 pako me kanabis të papërpunuar , me një peshë totale prej 167 kilogramësh e 200 gramë.
Gjithashtu u zbulua se mjeti, i cili u sekuestrua, kishte targa të falsifikuara , ndërsa i huaji nuk kishte dokumentet e nevojshme për hyrjen dhe qëndrimin e tij të ligjshëm në vend .
I arrestuari do të shoqërohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës.
