Mbas incidentit me dy të të dëmtuar në burgun e Fierit drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka larguat nga ky burg dy të dënuar.
Siç thonë burimet e Top Channel, njëri prej tyre Aldo Gjini është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitalin i Fierit në Qendrën spitalore në burgjeve në Tiranë.
Në burgun e fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri. Sakaq policia e Fierit së bashku me prokurorinë po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve qe u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj.
NEWS Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri, i shoqëron me këngën ‘Luleborë’Janë marrë në pyetje 6 policë të burgjeve që ishin në detyrë nga te cilët pritet që katër të pezullohen gjatë javës së vjen, si të dyshuar se neglizhuan rregullat e sigurisë.
Në kamera duket Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini që lëvizin nga njëri sektor në sektorin e Brajovic, mbasi këtij të fundit i ishte komunikuar nëse i priste apo jo për kafe. Më tej tre të burgosurit takohen me njëri tjetrin duke u përqafuar dhe zhvendosen në një ambient tjetër ku nuk ka kamera.
NEWS Përplasjet në Kuvendin Kombëtar, burri kërkon të ulet mes organizatorëve, disa persona shkojnë ta ndalojnë (Video)Por për pak minuta nga dëshmia e marrë Brajovic thuhet se ai u sulmua me një send të improvizuar si armë e ftohtë. I burgosuri, i thotë policisë që po heton, se ja rrëmbeu armën Jurgenit dhe me të ju kundërpërgjigj.
Sipas tij ai nuk ka asnjë konflikt dhe e kishte pranuar vizitën për kafe në sektor mbasi njihte dhe kishte shok, pra garant Aldo Gjinin. I thashë policit deklaroi Brajovic, le të vijnë sa të lajë sytë dhe më pas për arsye që nuk i shpjegon dot mbas takimit me shokët u sulmua.
NEWS Qytetarët dhe studentët marrin sërish banderolën, e vendosin te fasada e Universitetit PoliteknikHetimet po vazhdojnë ende për të zbuluar nëse është incident banal apo i porositur./Top Channel
