Aktuale

“Më ke shkatërruar jetën këto 15 vite”/ Vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe veten, zbulohen detajet e reja nga krimi makabër në Itali

Një krim makabër ka ndodhur në provincën e Astit pranë Torinos në Itali, ku një 59-vjeçar shqiptar vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri dhe në fund edhe veten duke u hedhur kulla e një kështjelle.

I dyshuari për vrasjen quhej Astrit Koni, ndërsa gruaja ishte Drita Koni (Meçollari). Të dy jetonin në Itali prej 20 vitesh.

“Më ke shkatërruar jetën në këto 15 vite, por tani gjithçka ka mbaruar.” Ky ishte mesazhi i fundit që Astrit Koni shkroi para se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kulla e Castello di Cossombrato, një fshat i vogël me rreth 500 banorë në provincën e Astit.Pak më parë, ai kishte hapur portën e kështjellës me çelësat që përdorte për punën e tij si kopshtar dhe, pasi arriti në katin e fundit, u hodh nga një dritare përpara syve të dëshmitarëve. Ishte ora 15:00 e pasdites së së premtes.

Askush nuk e priste që vetëvrasja e një njeriu që dukej i qetë dhe punëtor të fshihte një tragjedi kaq të rëndë. Vetëm 24 orë më vonë u zbulua e vërteta, pas denoncimit për zhdukjen e bërë nga vëllai i ish-gruas së tij, Drita Meçollari, 55 vjeçe.

Ai kishte kërkuar ndihmë duke thënë: “Motra ime nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh”. Më pas, policia kontrolloi vendet ku ajo shkonte zakonisht, derisa u gjet ajo dhe partneri i saj i ri, Bardhok Gega, të vdekur në një kanal pranë koshereve të bletëve që po rregullonin.

Sipas hetimeve paraprake, 59-vjeçari kishte pasur një lidhje 20-vjeçare me viktimën dhe kishte tentuar disa herë të rikthehej me të, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një marrëdhënie të re. I shtyrë nga xhelozia, ai dyshohet se i ka sulmuar dhe vrarë me një mjet prerës, atë së bashku me partnerin e saj të ri.

Të Ngjashme