Aktuale

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani! Djali i ish-zyrtarit të Policisë, akuzohet si pjesë e grupit që trafikonte kok*inë nga Amerika Latine drejt Europës

Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja drejt vendit tonë Eralbi Breçani, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me kërkesë të SPAK, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet e koduara.Eralbi Breçani akuzohet zyrtarisht për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” të kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Europës.Përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, mes tyre edhe Eralbi Breçanin.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë.Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, kunati i tij, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale.
Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Të Ngjashme