Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mediumi i kontrolluar nga Vuçiq sulmon avokatin serb që paralajmëroi vizitë në Prekaz

 
   

Vizita e paralajmëruar për nesër në Prekaz nga avokati Çedomir Stojkoviq ka shkaktuar reagime të shumta në mediat serbe që kontrollohen nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Avokati serb ka paralajmëruar se nesër në orën 15:00 do të vijë në Prekaz për të vendosur lule në varret e familjes Jashari.

Portali serb Informer, i kontrolluar nga Vuçiq, ka akuzuar Stojkoviq se nga “burime të mirinformuara” ka mësuar se “do të merr para të konsiderueshme për vizitë te varret e Jasharëve.

Informer spekulon se njësoj është vepruar edhe me klientin e tij Nikola Sanduloviq, i cili sipas mediumit të Vuçiq, ka marrë 20.000 euro nga AKI për t’u mburrur në rrjete se ka vendosur lule në Prekaz.

“Një tjetër figurë e errët që po përpiqet me të gjitha forcat të bëhet pjesë e jetës politike dhe publike në Serbi Çedomir Stojkoviq, i cili thotë se është avokati i Nikola Sanduloviq, se edhe ai do të shkojë në Kosovë, siç thotë ai, personalisht të shkojë te varri i familjes Jashari dhe të vendosë lule mbi varrin e Blerina Jasharit”, shkruan Informer.