Lajme

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Kim Mehmeti publicist nga Shqipëria, ka thënë se koalicioni i partive shqiptare në këtë shtet, VLEN ka kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani
Ai këtë e ka thënë duke u thirr në informacione të tij.

Mehmeti ka thënë se kjo është bërë pasi VLEN-it po i pengon mbështetja që Meidani po u jep studentëve shqiptarë.

“ VLEN e ka kërkuar dorëheqjen , këtë e kam të dhënë prej dorës së parë dhe me atë që thonë që ai na bën probleme, se ai e përkuar BDI-në. Tirana i mësoi maqedonasit që t’ju qojë atje ambasador që do të merren me dasma e syneti te shqiptarët. A partitë shqiptare i mësoi, se ambasadori shqiptar detyrimisht duhet të jetë me partinë në pushtet. Së pari herë ndodhë që atje vjen një ambasador pro shqiptarëve, jo pro partive. Denion Meidani bëri diçka që e kemi ëndërruar ne shqiptarët e Maqedonisë, që ambasadori i Shqipërisë të merret me problemet e shqiptarëve”, ka thënë ai.

VLEN ka mohuar të ketë bërë një kërkesë të tillë.

Meidani nuk është tërhequr nga kjo pozitë dhe se nuk do të ketë lëvizje e ka konfirmuar edhe Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë.

Ambasadori shqiptar u ka dhënë mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për kërkesën e tyre.

Të Ngjashme