Lajme

Meidani: Studentët nga Tirana udhëtuan drejt Maqedonisë jo për përplasje, por për të mbështetur një kërkesë elementar

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka përgëzuar studentët nga Shqipëria morën pjesë në protestën e organizuar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët po kërkojnë që provimi i Jurispodencës të mbahet në gjuhën shqipe.

Ai ka thënë se studentët nga Tirana nuk erdhën nga Maqedoni të Veriut për përplasje, por për solidaritet, duke i dhënë mbështetje kërkesës së studentëve shqiptarë.

“Kur studentë ndalohen, vonohen dhe intimidohen teksa udhëtojnë për të shprehur paqësisht solidaritet për një të drejtë gjuhësore, çështja pushon së qeni vetëm procedurale. Ajo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën europiane që synojmë të ndërtojmë si rajon .Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të mbështetur një kërkesë elementare: të drejtën për t’u testuar dhe për të ushtruar profesionin në gjuhën amtare. Këta të rinj nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Dhe një kërkesë për dinjitet nuk duhet të perceptohet kurrë si kërcënim, sidomos në vende që synojnë t’i bashkohen familjes europiane dhe të ndërtojnë të ardhmen mbi vlerat e demokracisë, barazisë dhe të drejtave themelore”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme