Lajme

Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar, thotë se çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor.

Përmes një postimi në Facebook, Memeti ka bërë të ditur se e ka përmbushur obligimin e tij qytetar, duke shprehur shpresën se këto zgjedhje do të kontribuojnë në rikthimin e dinjitetit të këtij institucioni.

Postim i plotë:

Sapo e përmbusha obligimin tim qytetar, duke votuar për Këshillin Nacional Shqiptar.

Me shpresën dhe besimin se çdo votë ka rëndësi dhe se çdo votë kontribuon në rikthimin e dinjitetit të këtij institucioni, në shërbim të interesave tona kombëtare.

Të Ngjashme