Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi mbylljes së afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit.
Ajo ne rrejtin social Facebook ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.
“Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj. Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet. Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu.
Ne fund ajo i ka falenderuar nga zemra të gjithë që janë regjistruar.
Postimi i plotë:
Mërgata e theu rekordin
Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj.
Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet.
Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën.
Falemnderit nga zemra
