Lajme

Mërgimtarja në hall, dadoja nga Shqipëria ia merr të gjitha stolitë e arit

Një mërgimtare nga Zvicra ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një rast mjaft shqetësues që i ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Ajo kishte punësuar një grua nga Shqipëria si dado për t’u kujdesur për fëmijët, por duket se kjo nuk ishte e vetmja arsye pse ajo ndodhej në atë shtëpi.

Sipas rrëfimit të mërgimtares, dadoja dyshohet se i ka marrë stolitë e arit që ajo i mbante në shtëpi. Rasti u zbulua përmes kamerave të fëmijëve, ku sipas saj shihen momentet e vjedhjes, shkruan Kosovarja

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa mërgimtarja është shprehur shumë e zhgënjyer, duke thënë se pas kësaj ngjarjeje e ka humbur besimin për të mbajtur persona të panjohur në shtëpi.

@donaaa64 🚨 Kur ia beson dikujt shtëpinë dhe fëmijët, e ai ta kthen me hajni… turp Shikoni çfarë bëjnë njerëzit që ju ua besoni fëmijët… Turp ♬ A tense suspense piece on the piano(1270072) – illmatic studio

Të Ngjashme