Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Mërkuri në Ujor, Meri Gjini: Ndikon te trashëgimia dhe pronat, çfarë duhet të prisni

Natën e së dielës vonë, planeti i komunikimit Mërkuri ka hyrë në Ujor , ku do të qëndrojë për tre javët e ardhshme. Kjo është një kohë për të zgjeruar të menduarit tuaj. Asnjë ide nuk është shumë për t’u menduar, asnjë pyetje shumë e çuditshme për t’u bërë.

Astrologe Meri Gjini ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” ku ka treguar si do ndikojë lëvizja e planeteve te shenjat.

Lexo edhe :

Related Posts

“Shenja që mbyll borxhet dhe kreditë”, horoskopi javor nga Meri Gjini në “7pa5”: Kujdes me shefat

“Është hëna e katër që e nis me ngërç. Të gjithë e kanë fjalën e keqe dhe fjalën e rëndë në majën e gjuhës.
Duket sikur po përsërisim pjesën gri. Paneti i fatit në një hyrje trekëndore, që domethënë sjellin zgjidhje të përshpejtuara. Që ka lidhje përgjithësisht me pronësitë ose trashëgimitë”, shprehet Meri Gjini.

Nëse jeni të gatshëm të eksperimentoni, mund të gjeni zgjidhje të reja për problemet e vjetra. Pastaj të premten në mbrëmje, një hënë e re në Ujori ofron një fillim të ri shumë të nevojshëm.

Ky është shansi juaj për të riimagjinuar jetën tuaj, të ardhmen tuaj, madje edhe botën. Hiqni gjithçka që është e butë dhe e zakonshme dhe nisuni në një drejtim tjetër, nëse kjo është ajo që ju nevojitet./vizionplus.tv